Zemaj: Të shkojmë sa më shpejtë në zgjedhje

Prishtinë | 06 Dhj 2018 | 10:58 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Armend Zemaj nga Lidha Demokratike e Kosovës, për ka folur për tërheqjen e njohjeve nga disa shtete për shtetin e Kosovës.

“Nëse vazhdon me këso tërheqje te njohjes ne po rrëshqasim në atë që e kemi quajtur rrezik permanent për shtetet kundër shtetit të Kosovës dhe diplomacia serbe qe po mbizotëron në punën 10 vjeçare të shtetit”, tha Zemaj, raporton Ekonomia Online.

Sipas Zemajt, Kuvendi duhet të dijë se çka po ndodh me tërheqjen e njohjeve. Ai kërkon shkuarjen në zgjedhje të reja.

“Ndërprerja e sa më shpejtë e këtij mandati të institucioneve dhe të shkojmë në zgjedhje të reja”, tha Zemaj.

Deputeti i LDK-së po ashtu ngriti çështjen rreth trafikimit me drogë të të rinjve nëpër shkolle. Ai tha se secili prej nesh duhet të punojnë në mënyrë që nxënësit të mos bien pre e trafikantëve të drogave.

Të ngjashme