Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe ushtruesi i detyrë së drejtorit të ShSKUK-së, Valbon Krasnsiqi janë takuar me Sindikatën e Infermierëve të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Pas takimit kryetari i Sindikatës së Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësor, Fitim Havolli, tha për media se janë dakurduar me ministrin Zemaj që deri të premten të realizohen kërkesat e tyre.
Ai ka thënë se kanë diskutuar që pagesat për kujdestari të rriten dyfishi, pra infermierët të paguhen 36 euro për kujdestari.
Nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, ai ka thënë se nga e premtja do të marrin masa tjera.
“Me ministrin u dakorduam që deri te premten kërkesa jonë të realizohet. Të shohim se çfarë do të bëhet deri të premten. Në rast se nuk plotësohen kërkesat, sindikata do të mblidhet e do të marrë masa”.