Zeqiri iu nënshtrohet testeve mjekësore te Brightoni

Prishtinë | 28 Sht 2020 | 12:44 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i ri kosovar Andi Zeqiri sot do t’i nënshtrohet testeve mjekësore te klubi anglez Brighton & Hove Albion.

Por, për shkak të pandemisë, 21-vjeçari testet mjekësore do t’i bëjë në Torino të Italisë, pasi Britania e Madhe e ka Zvicrën në listën e vendeve me rrezikshmëri, shkruan “Le Matin”.

Zyrtarizimi i Zeqirit te klubi i Premier Leagues së Anglisë pritet të bëhet nesër apo të mërkurën. Zeqiri është pjesë e Lausannes në Superligën e Zvicrës, ndërsa ai po kërkohet edhe nga Kosova. Madje nga FFK-ja është thënë se Zeqiri ka pranuar të luajë për Kosovën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme