“Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptasve” ndan katër çmime “Joanat e Kosovës”

Prishtinë | 07 Sht 2023 | 14:28 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të edicionit të pestë të Festivalit multikulturor “Le të festojmë ngjashmëritë tona”, është bërë ndarja e çmimeve “Joanat e Kosovës”, raporton Ekonomia Online.

Me çmime për kontributin e dhënë për gjithëpërfshirjen dhe barazinë e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas, u shpërblyen Elisabet Gowing, Eliza Hoxha, Lorenta Kadriu, Medin Dauti dhe Riola Morina.

Elizabeth Gowing, këshilltare e kryeministrit Kurti, tha se ndjehet falënderuese për vlerësimin.

“Kjo të shtinë me mendu për të gjithë njerëzit, për aktivistët e shumtë për fëmijët, për bashkëpunëtorët. Jam shumë falënderuese për të gjithë qe kanë bashkëpunua, un kam hala për me dhënë”, tha ajo.

E deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, tha se ky çmim për të është vetëm një shtysë që të vazhdojë përpara.

“Për mu kjo është një shtysë për më shumë, Kosova këtë e ka obligim dhe Kosova pa siguru të drejta të barabarta për komunitetet joshumicë, nuk është Kosova e duhur. Unë besoj në një Kosovë plot ngjyra, plot diversitet. Ne sot po festojmë ngjashmëritë, por pa i respektuar të ndryshmet, nuk mund të jemi ajo që duhet”, tha ajo.

Lorenta Kadriu, e cila mori çmimin për arsimin e fëmijëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas përmes mësimit shtesë, tha se ajo e ka ngritur zërin për padrejtësitë që u janë bërë komuniteteve.

“Kjo ditë për mua është një ditë shumë e lumtur, për me ngrit zërin ndaj padrejtësive. Krejt çka unë kam mundur me ba si një shqiptare e kam ngrit zërin dhe me shoqërinë time, kam avokuar në çdo dyer që herë është hap lehte e herë jo”, tha ajo

Po ashtu çmim morën edhe Medin Dauti dhe Riola Morina, të cilat përmes artikujve gazetareskë kanë pasqyruar sfidat me të cilat përballen gratë e këtyre komuniteteve.

Të ngjashme