Zeusi zbriti n’Ballkan!

Prishtinë | 22 Gus 2024 | 18:35 | Nga Halil Matoshi

Vizitat në Sarajevë, Beograd e Prishtinë e drejtorit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane (CIA), William Burns, po dëshmojnë një fakt:

  1. Nuk ka ndryshim të kufijve;
  2. Nuk ka ndryshim të kufijve;
  3. Nuk ka ndryshim të kufijve;

Ky fakt jep përgjigje edhe në pyetjet nëse do të krijohet “Bota serbe” dhe nëse do të kryengritën sërish serbët kosovarë në veriun e vendit.

As njana dhe as tjetra.

Asnjiherë.

Marrëveshja e Brukselit ka me u zbatu pikë për pikë dhe Asociacioni ka me u themelu dhe tek masanej hapet simbolikisht edhe ura mbi Ibër.

Dodik u bâ pamuk: kurrë s’jemi kanë për ndamje t’Bosnës!- tha kërleshani i Jutbinës!?

Vučić mori mesazhin: Çdo nxitje dhune në rajon ka me iu hakmarrë ashpër.

Albin Kurti i merr porosinat nga Presidentja Osmani percjelle me naj analizë të AKI-së, për rreziqet e sigurisë nëse dikush i pamenë përpiqet me kriju konflikt me KFOR-in.

Politikat nacionaliste t’kamuflueme me petka sovranistë do të ndëshkohen pa mdyshje!

Tjerat janë propagandë mihalësh sfeçlash dimalësh mefash, albulenash e krastash për nji grusht vota!

    PS
    Presidenten Vjosa Osmani e obligon Neni 83 me i tregu ndërsy popullit të Kosovës se çka duhet me bâ e qysh duhet me u sjellë!?

    Të ngjashme