Zëvendësimi i orëve gjatë grevës – Qehaja: S’ka statistika, pak nxënës po shkojnë në shkollë të shtunave

Prishtinë | 02 Nën 2022 | 08:45 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Vendimi për zëvendësimin e orëve të humbura gjatë grevës, nga Ministria e Arsimit nuk është duke u respektuar, gati një muaj nga ky vendim orët e humbura nuk janë duke u zëvendësuar në shumicën e shkollave në vend.

Drejtori ekzekutiv i Institutit EdGuard Rinor Qehaja, tha për Ekonomia Online se komunitetet lokale të shkollave duhet që të gjejnë një gjuhë të përbashkët për ditët se kur do të duhej të zëvendësoheshin orët e humbura.

 “Orari mësimorë duhet të respektohet nga të gjithë, mirëpo të njëjtën kohë ky orar nuk mund të imponohet askujt, kemi një komunitet të prindërve dhe nxënësve, që kanë një vullnet të lirë për pjesëmarrje në proces mësimorë dhe kjo duke të jetë rasti me këtë zëvendësimin e të shtënëve”.

“Ajo që është e domosdoshme qe komuniteti lokal i shkollës mesë veti të gjejnë një gjuhë të përbashkët për ato ditë ideale, qofshin vikendeve ose pushimeve ku zëvendësimi do të duhej të ndodh”.

Qehaja tha se kjo situatë tregon për neglizhencën institucionale, duke shtuar se po të kishte komunikime jo të imponuara nuk do të kishte situata të tilla.

Sipas tij, mungojnë statika të saktat se ku janë zëvendësuar orët ku jo dhe se interesimi i nxënësve që të shkojnë në shkollë të shtunave është i vogël, raporton EO.

“Kjo situatë është e pazakontë, por na dëshmon shumë edhe për neglizhencë institucionale të shpërndamë gjithandej nga komuniteti i mësimdhënësve, në shkolla deri tekë vetë institucionet qeveritare. Një komunikim më i hapur dhe jo i imponuar pa dyshim nuk do të na sillte situata si kjo”.

“Zëvendësimi i orëve të shtunave, mungojmë më evidencë se cilat janë statistikat e vërteta mirëpo ajo çka na dëshmon nga një absorbim i natyrshëm dhe i rastësishëm i shumë prej shkollave është një numër jo i madh i nxënësve që marrin pjesë në një proces mësimorë të shtunave”, tha ai.

Të ngjashme