Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim Nënsekretarin e Finlandës Kai Sauer

Prishtinë | 25 Qer 2021 | 15:18 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka pritur sot në takim Nënsekretarin e Shtetit për Politikë të Jashtme dhe Siguri, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës, Kai Sauer.

Nënsekretari Sauer shprehu mbështetjen e shtetit finlandez për Kosovën në proceset integruese dhe zhvillimore. Ai u interesua më shumë për pikëpamjet e qeverisë lidhur me politikën e jashtme dhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Zëvendëskryeministri Bislimi tha se qeveria ka shkuar në takimin në Bruksel me parime të qarta dhe me qëllimin që marrëveshja finale përveç çështjeve ndërshtetërore të përfshijë edhe njohjen reciproke mes shteteve, njohjen nga pesë vendet e mbetura të BE-së, si dhe anëtarësimin në OKB.

Gjatë takimit u diskutua edhe për marrëdhëniet bilaterale të Kosovës me disa nga shtetet e BE-së, dhe për rrugën integruese të Kosovës drejt BE-së.​

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme