Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pranuar letër urimi nga zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Në letrën e tij, zëvendëskryeministri i Malit të Zi ka uruar kryeparlamentarin Konjufca për detyrën e re në krye të legjislativit të Kosovës, ndërsa ka vënë theksin te rëndësia e bashkëpunimit midis dy vendeve.
“Shkëlqesia juaj,
Me nderime të larta dhe dëshirat më të mira, ju shpreh urimet e mia më të sinqerta për emërimin tuaj në pozitën e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Unë besoj se përvoja juaj personale dhe politike do të kontribuojë në zhvillimin dhe prosperitetin e mëtejshëm të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj.
Duke përfituar nga ky rast, unë do të doja të theksoja rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona bazuar në marrëdhënie të mirëbesimit, mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë.
Duke i vlerësuar marrëdhëniet miqësore dhe fqinjësore midis dy vendeve tona, unë pres me kënaqësi bashkëpunimin me ju, i cili do të sjell përfitime për qytetarët e Malit të Zi dhe të Republikës së Kosovës.
Shkëlqesi, ju lutem pranoni konsideratën time më të lartë për Ju“, thuhet në urimin e zëvendëskryeministrit Abazoviq.