Zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, vazhdon të figurojë si kryetar i Komunës së Graçanicës në versionin shqip të faqes zyrtare të kësaj komune.
Krejt udhëheqja e kësaj komune (aq sa është shkruar në ueb-faqen zyrtare) i përket një mandati tjetër.
Edhe pse kanë kaluar dy vjet prej kur kishte dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Graçanicës, për t’u emëruar zëvendëskryeministër në Qeverinë e Mustafës, zyrtarët komunalë nuk i kanë azhurnuar të dhënat në versionin shqip të ueb-faqes zyrtare.
Pos profilit të kryetarit të komunës që është i pasaktë, në këtë ueb-faqe edhe drejtorët i përkasin një qeverisje tjetër, e jo të kësaj që udhëhiqet nga Vladeta Kostiq. (Koha Ditore)