Javën e ardhshme, më shumë se 70 zëvendësministrat e qeverisë Haradinaj do t’i raportojnë kryeministrit për punën që kanë kryer gjatë kësaj periudhe.
Shumica prej tyre, tashmë kanë dorëzuar raportet e punës, por jo të gjithë kanë marrë vlerësim pozitiv.
Besnik Tahiri, që ka shfletuar këto raporte të zëvendësministrave, thotë se është krijuar një frymë e re e dhënies së përgjegjësisë.
Tahiri thotë se është në përgjegjësi të kryeministrit Haradinaj, se a do të kërkojë shkarkime të zëvendësministrave, të cilët si pjesë të punës, kanë përfshirë edhe fotografi të takimeve të ndryshme.
Qeveria Haradinaj ka mbi 70 zëvendësministra të akomoduar në 21 Ministri.
Për numrin e madh të tyre, qeveria është kritikuar në vazhdimësi nga shoqëria civile, opozita e ndërkombëtarët, raporton KTV.