Ekonomia Online
FUNDIT

Zëvendësministri Ahmeti po qëndron për vizitë zyrtare në Banglladesh

Zëvendësministri Ahmeti po qëndron për vizitë zyrtare në Banglladesh

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, po qëndron në vizitë zyrtare në Banglladesh. Zëvendësministri Ahmeti, filloi aktivitetet në Dhaka me vizitë në Muzeun Memorial të Bangabandhu Sheikh Mujibur Rahman.  Me këtë rast, Zëvendësministri Ahmeti, bëri homazhe dhe shprehu respektin e tij në librin e kujtimeve për themeluesin e shtetit të Banglladeshit. Përgjatë […]

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, po qëndron në vizitë zyrtare në Banglladesh.

Zëvendësministri Ahmeti, filloi aktivitetet në Dhaka me vizitë në Muzeun Memorial të Bangabandhu Sheikh Mujibur Rahman. 

Me këtë rast, Zëvendësministri Ahmeti, bëri homazhe dhe shprehu respektin e tij në librin e kujtimeve për themeluesin e shtetit të Banglladeshit.

Përgjatë kësaj vizite, z. Ahmeti do të drejtojë konsultimet politike mes Ministrive të Jashtme dhe do të takohet me dikastere të ndryshme qeveritare dhe oda ekonomike.

Të ngjashme