Në mbledhjen e Grupit të Veçantë për Reformën e Administratës Publike, në takimin e 9-të, ndërmjet Kosovës dhe BE-së, ku morën pjesë Ministri i Administratës, Jagxhilar, David Cullen, nga Komisioni Evropian dhe zyrtarë të lartë të qeverisë, zv. Ministri i Integrimit Evropian, Lirak Çelaj theksoi se takimi duhet kuptuar si konfirmim i përkushtimit ndaj Reformës së Administratës Publike, si njëra ndër prioritetet kryesore të Qeverisë së Kosovës.
“Pa reformë të mirëfilltë të administratës publike, është e pamundur të arrihen standarde e praktika më të mira të BE-së në këtë drejtim. Prandaj, përkushtimi institucional për krijimin e një administrate publike efiçente dhe efektive për institucionet e Kosovës duhet të jetë e para ndër të parat”, potencoi z. Çelaj.
Procesi i Integrimit Evropian në Kosovë është i shtrirë në 3 dokumente strategjike kryesore, Programi Kombëtar për Zbatimin MSA-së (PKZMSA) 2019-2023, Agjenda për Reforma Evropiane (ERA) 2019-2020 (ende draft) dhe Programi për Reforma Ekonomike 2019-2021.
“Zbatimi sa më i mirë i politikave dhe legjislacionit që prek Reformën e Administratës Publike dhe Menaxhimit të Financave Publike do të kontribuojë në arritjen e caqeve të parapara në procesin integrues. Z. Çelaj ka inkurajuar institucionet të mos shkaktojnë vonesa, sepse, siç theksoi ai, çdo vonesë mund t’i kushtoj Kosovës në rrugëtimin drejt BE-së.