Delegacioni i Republikës së Kosovës i udhëhequr nga Zëvendësministri i Financave Fatmir Gashi po merr pjesë në takimet vjetore të Bankës Islamike për Zhvillim, të cilat sivjet po mbahen në në Tunis të Tunizis, nga 3 deri më 6 prill 2018.
Në takimin e zhvilluar me përfaqësues të Fondit të OPEC-ut për Zhvillim Ndërkombëtar, u bisedua për punën që duhet bërë në finalizimin e marrëveshjes për promovimin dhe mbrojtjen e investimeve në sektorin privat, e cila marrëveshje do të ofroj mundësi më të mëdha për instrumente të ndryshme të financimit në sektorin privat.
Zëvendësministri Fatmir Gashi, gjatë ditëve në vijim gjithashtu pritet të takohet edhe me përfaqësues të tjerë të fondeve zhvillimore.