Zëvendësministri Gashi priti në takim drejtorin e Divizionit për Evropë në JICA

Prishtinë | 20 Mar 2019 | 13:48 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Fatmir Gashi, ka pritur sot në takim një delegacion të  lartë nga Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) të kryesuar nga drejtori i Divizionit për Evropë në JICA Miyazaki Kiyotaka, ku diskutuan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe JICA-së.

Me këtë rast, Gashi e falënderoi Kiyotaka për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për gatishmërinë për të vazhduar dhe thelluar edhe më tutje këtë bashkëpunim.

“Ne i jemi shumë mirënjohës Japonisë për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës që nga përfundimi i luftës e deri më sot. Kjo mbështetje është shtrirë në shumë sektor ekonomik dhe shoqëror të vendit tonë dhe me kënaqësi mund të them se  popullata e Kosovës ka përfituar gjerësisht nga ajo. Jemi shumë të lumtur që kemi mundësi të bashkëpunojmë me shtetin dhe popullin japonez dhe në këtë drejtim edhe të mësojmë shumë nga përvoja shekullore e tij”, shtoi Gashi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme