Zëvendësministri Gecaj ka vizituar komunën e Fushë Kosovës

Prishtinë | 07 Maj 2020 | 16:45 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z.Bajram Gecaj,  i  shoqëruar nga zëvendësministre në detyrë e Administrimit të Pushtetit Lokal, znj.Fatbardha Emini, kanë vizituar komunën e  Fushë Kosovës, ku janë pritur nga kryetari i kësaj komune, z.Burim Berisha.

Me këtë rast, zëvendësministri Gecaj u njoftua nga kryetari Berisha  për angazhimet që janë duke e bërë komuna e Fushë Kosovës në parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, si dhe për masat që kanë ndërmarrë komuna dhe Qeveria e Kosovës për menaxhimin e situatës me qëllim të parandalim të përhapjes së këtij virusi.

Gjithashtu, në këtë takim u bisedua për ngritjen e bashkëpunimit të nivelit komunal me atë qendror, me qëllim të bashkërenduar të nevojave për parandalim të kësaj pandemie. Zëvendësministri Gecaj u zotua se do ta përkrahë në të gjitha mënyrat  komunën e Fushë Kosovës, me qëllim të tejkalimit sa më shpejtë të kësaj situate të rënduar.

Të ngjashme