Hoxha njofton atasheun e FBI-së për sigurinë në vend

Prishtinë | 31 Gus 2016 | 15:18 | Nga

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Valdet Hoxha, priti në takim atasheun për çështje ligjore në zyrën e FBI-së në Ambasadën e SHBA në Sarajevë, Daniel J. Yocca, dhe Drita Pereziç, këshilltare e Lartë në ICITAP.

Hoxha i cili është edhe koordinator Nacional për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, e informoi Yoccan, lidhur me mekanizmat e ndërtuara në sferën e Menaxhimit të Integruar të Kufirit (MIK), parandalimit të aktiviteteve të kundërligjshme, legjislacionin primar, sekondar, Strategjitë Kombëtare dhe PSO-të.

Po ashtu, zëvendësministri Hoxha e njoftoi zyrtarin e lartë amerikan edhe për mandatin e MPB-së dhe pozicionin e Koordinatorit Nacional për MIK, autoritetet e përfshira në kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit, detyrat dhe aktivitetet që kryhen, bashkëpunimin dhe bashkërendimin në tri shtyllat e MIK-ut, bashkëpunimin me autoritetet e zbatimit të ligjit si vendore dhe ndërkombëtare, sistemet e vendosura, zbatimin e masave në kufi lidhur me kontrabandimin me migrantë, masave anti terror, masave anti korrupsion, shkëmbimin në kohë reale të informatave, inteligjencën dhe hetimet e përbashkëta, shfrytëzimin e bazave të të dhënave ndërmjet autoriteteve dhe mekanizmin që bashkërendon këto aktivitete 24/7, që është QKMK e cila është e vendosur në objektin e MPB-së.

Delegacioni vizitoi edhe QKMK-në, ku u pritën nga Koordinatori, Samir Krasniqi, i cili njoftoi lidhur me rolin e rëndësishëm që ka QKMK, ku përmes sistemit TVQM dhe ANPR ofron mbikëqyrje dhe siguri të kufijve të Republikës së Kosovës, po ashtu rolin e saj kryesor në bashkërendimin e aktiviteteve dhe operacioneve lidhur me Menaxhimin e Integruar të Kufirit (MIK), ofrimin e mbështetjes, lehtësimin e shkëmbimit të informatave dhe rritjen e integrimit ndërmjet autoriteteve të përfshira në menaxhimin e kufirit dhe më gjerë.

Atasheu Yocca, vlerësoi për punën e zyrtarëve të QKMK-së, të angazhuar në Dhomën Operativo Koordinuese dhe Njësinë e Përbashkët për Inteligjencë, Analizë të Rrezikut dhe Kërcënimeve (NJPIARK).

Yocca rikonfirmoi përkrahjen e tij dhe projekteve që mbështeten nga Ambasada Amerikane në zhvillimin e mëtejshëm të QKMK-së.

FBI KS

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme