Zëvendësministri i Infrastrukturës paralajmëron padi ndaj PDK-së

Prishtinë | 18 Pri 2022 | 17:09 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë do të ngrisë padi ndaj Partisë Demokratike të Kosovës.

Kjo pasi PDK-ja sot ka mbajtur një konferencë për medie, ku ka akuzuar Ministrinë e Infrastrukturës se ka keqpërdorur mbi 9 milionë euro me nënshkrim kontratash të negociueshme pa konkurrencë dhe jo burimore.

Durmishi, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka theksuar se “kjo mënyrë e qeverisjes së drejtë, si duket po ju pengon shumë atyre që nuk lanë asnjë të zezë pa e bërë”.

“Asnjë shkelje të ligjit nuk e kemi bërë, e nuk e kemi asnjë aferë korruptive, e për më shumë kujdesemi në maksimum për paranë publike, gjë që është e pa kuptueshme për qeverisjet e kaluara e sidomos për PDK-në, që e zhvatën shtetin për vite me rradhë”,ka shkruar Durmishi.

“Është vetëm një kontratë e negociuar e lidhur nga MMPHI-ja, për projektin e “Zgjatjes së pistës së airoportit Adem Jashari”, projekt ky i ndërprerë për shkak të pandemisë. Sot pista e aeroportit është e zgjatur, janë instaluar mjete navigimi që aeroportin tonë e bëjnë më të sigurtin në Ballkan”,ka thënë Durmishi.

Të ngjashme