Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Ahmeti, priti në takim Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë për Kosovën, Nuncin Jean Marie Speich

Prishtinë | 29 Mar 2024 | 16:51 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri Ahmeti shprehi kënaqësinë për vizitën e Nuncit Speich në Kosovë dhe e njoftoi me progresin e Kosovës viteve të fundit.

Ai, po ashtu vlerësoi lartë përparimin e vazhdueshëm të raporteve mes Selisë së Shenjtë dhe Kosovës.

Zëvendësministri Ahmeti dhe Nunci Speich biseduan për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Selisë së Shenjtë si dhe zhvillimet e tjera.

Të ngjashme