Ekonomia Online
FUNDIT

Zëvendësministri Imri Demelezi merr pjesë në takimin virtual të organizuar nga Komisioni Evropian në Kosovë

Zëvendësministri Imri Demelezi merr pjesë në takimin virtual të organizuar nga Komisioni Evropian në Kosovë

 Sot, zëvendësministri i MBPZhR-së, z. Imri Demelezi mori pjesë në takimin virtual të organizuar nga Komisioni Evropian në Kosovë – Nënkomiteti për Agrokulturë dhe Peshkatari. Takimi zhvillohet si pjesë e dialogut politik në kuadër Procesit të Stabilizim Asociimit. Zyrtarët e MBPZHR-së dhe AUVK-së me përfaqësuesit e departamenteve përgjegjëse për fushat e kapitujve të diskutuar kontribuan […]

 Sot, zëvendësministri i MBPZhR-së, z. Imri Demelezi mori pjesë në takimin virtual të organizuar nga Komisioni Evropian në Kosovë – Nënkomiteti për Agrokulturë dhe Peshkatari. Takimi zhvillohet si pjesë e dialogut politik në kuadër Procesit të Stabilizim Asociimit.

Zyrtarët e MBPZHR-së dhe AUVK-së me përfaqësuesit e departamenteve përgjegjëse për fushat e kapitujve të diskutuar kontribuan gjatë takimit tërë ditor në pyetjet dhe diskutimet për raportimet paraprake.

Gjatë këtij takimi u theksua rëndësia e përmirësimit të Sigurisë Ushqimore në Kosovë bazuar në kapitullin e njëmbëdhjetë për Agrokulturë dhe Zhvillim Rural, kapitullin e dymbëdhjetë për Siguri Ushqimore, Veterinari dhe Fitosanitari, dhe kapitullit të trembëdhjetë për Peshkatarinë.

Si MBPZhR, ne do të përcjellim me shumë kujdes zhvillimet e secilit sektor përgjegjës për të përmirësuar gjendjen aktuale dhe njëherit falenderojmë Komisionin Evropian për kontributin e tyre, sidomos deri në nivelin e procesit të digjitalizimit të AUVK-së, dhe përkrahjes së vazhdueshme për MBPZHR-në, proces i cili do t’i kontribuoj jashtë mase përafrimit të standardeve tona me ato të BE-së, dhe kjo do jetë së pari kontribut për fermerët, prodhimin tonë dhe konsumatorët e të dyja palëve, të Kosovës dhe të BE-së.

Qeveria Kurti II, kabineti ministror, është i përkushtuar për rritjen e standartit, përkrahjes, transparencës së plotë dhe politikave që përputhen plotësisht me nevojat e fermerëve, operatorëve tjerë në zinxhir të ushqimit, mbrojtjes së ambientit dhe shëndetit të konsumatorëve.

Të ngjashme