Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Milan Radojevic, po merr pjesë në takimin ministror të Procesit të Brdos të Sllovenisë.
Në këtë takim u diskutua për çështjen e sigurisë, në veçanti lidhur me trafikimin me qenie njerëzore, terrorizmin, ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin, transmeton Ekonomia Online.
Në një komuniaktë nga MPB thuhet se zëvendësministri Radojevic tha se trafikimi me qenie njerëzore është një ndër format më agresive të krimit të organizuar, i cili zakonisht përcillet nga akte të tjera terroriste.
Sipas komunikatës zëvendësministri Radojevic theksoi se Kosova përmes Autoritetit Kombëtar Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, deri më tani ka rezultate pozitive në luftimin e këtij krimi.
Ai tha se ligjet e aplikuara në Kosovë janë në një linjë të njëjtëme konventat ndërkombëtare me standarde të larta për respektimin e tëdrejtave njerëzore.
“Do të theksoj se parandalimi është gjithmonë prioriteti jonë. Gjithashtu, përgjegjësi e jona ështëmbrojtja e viktimave dhe ofrimi i shërbimeve më të mira për ta, të cilat garantohen përmes ligjeve të aplikuara të Republikës së Kosovës”, tha zëvendësministri Radojevic.
Gjithashtu, gjatë këtij takimi u fol edhe për terrorizmin, ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin.
Me këtë rast, ai tha se Republika e Kosovës, ashtu si edhe vendet tjera të rajonit dhe më gjerë, i është përgjigjur kërcënimeve nga terrorizmi duke hartuar Ligjin për parandalimin e pjesëmarrjes së qytetarëve të Kosovës në luftërat e huaja.
Gjatë këtij takimi zëvendësministri Radojevic, në cilësinë e Koordinatorit Nacional Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, nënshkroi Protokollin në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Maqedonisë në fushën e Luftimit të Trafikimit me Qenie Njerëzore.