Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci nuk ka qenë pjesë e takimit të sotëm të thirrur nga kryeministri i vendit Ramush Haradinaj.
Në këtë takim kryeministri ka kërkuar nga zëvendësministrat që me 10 prill të 2018-ës, të raportojnë për 100-ditshin e dytë.
Mirëpo Koci nuk ishte i ftuar që të njoftohet për punën që e pret në vitin 2018.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, zëvendësministri Koci është shprehur se i ka mbet hatri pse nuk është thirrur në takimin e gjithë kolegët e tij zëvendësministra.
“Fort merak po më mbetët të di se cilat ishin vendimet e Kryeministrit me ekipin e dytë(22×5)!”, ka shkruar Koci, duke vazhduar se nuk e din arsyen e ftesës.
“Nuk e di pse nuk jam ftuar edhe unë? Veç nëse Kryeministri më konsideron si pjesë e ekipit të parë!”, ka shkruar në fund Koci.
Qeveria e kryeministri Ramush Haradinaj u kritikua për numrin e madh të zëvendësministrave. Afro 70 është pikërisht numri i zv/ministrave që funksionojnë në kuadër të kësaj qeverisje.