Në 21 ministritë e Kosovës janë të emëruar 70 zëvendësministra. Prej tyre, vetëm 5 janë gra.
Njëra prej grave që janë pjesë e Qeverisë është 25-vjeçarja Milena Zdravkoviç.
Ajo është zëvendësministre në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – MMPH, ministri që udhëhiqet nga një grua, shkruan lajmi.net.
Zdravkoviç ka studiuar për arkitekturë në Universitetin e Mitrovicës, ku ka kryer studimet para dy viteve.
Është pjesëtare e partisë Samostalna Liberalna Stranka –SLS dhe vjen nga Llapnasella e Graçanicës.