Zëvendësministrja Vuniqi merr pjesë në themelimin e Odës së Tregtisë Kosovë-Zvicër, bën thirrje për investime

Prishtinë | 16 Maj 2019 | 16:54 | Nga Ekonomia Online

 Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Rejhan Vuniqi, ka marrë pjesë dhe i është adresuar me një fjalim dhjetëra ndërmarrësve kosovar dhe zv​iceran, gjatë ceremonisë së inaugurimit të themelimit të Odës së Tregtisë Kosovë-Zvicër, e cila u mbajt në Cyrih, me prezencën e përfaqësuesve më të lartë institucional dhe një numri të madh ndërmarrësish nga të dyja vendet.

“Marrëdhëniet dypalëshe në mes Kosovës dhe Zvicrës janë të rëndësisë historike. Zvicra është ndër vendet e para, që identifikoi dhe mbështeti ekzistencën e Kosovës. Kosovën, që përket kosovarëve. 200 mijë kosovarë, që punojnë dhe jetojnë në Zvicër janë një aset i madh për të dyja vendet, sidomos në aspektin ekonomik”, ka thënë zëvendësministrja Vuniqi, duke i bërë thirrje atyre për rritjen e investimeve në Kosovë.

“Vlera totale e investimeve zvicerane në Kosovë është afërsisht rreth 400 milion Euro dhe më shumë se 300 kompani zvicerane për momentin operojnë në Kosovë”, është shprehur Vuniqi, duke theksuar edhe rëndësinë e rritjes së shkëmbimit tregtar në mes dy vendeve me një volum edhe më të madh nga ai që ekziston tash për tash.

Në themelimin e Odës Tregtare Kosovë-Zvicër nga pala zvicerane mori pjesë ministri i Ekonomisë së Konfederatës së Zvicrës, Guy Parmelin, Drejtori i Odës së Ekonomisë zvicerane, Hans-Ulrich Bigler dhe deputetë, ndërsa nga ajo kosovare Zëvendëskryministri, Enver Hoxhaj, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti dhe Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

  

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme