Është zgjatur orari i lëvizjes për qytetet që janë në zonë të kuqe. Qytetarët do të mund të lëvizin nga ora pesë e mëngjesit, deri në orën tetë të mbrëmjes.
Në masat e reja që pritet të miratohen nga Qeveria e Kosovës në detyrë, orari i lëvizjes së qytetarëve si dhe orari i veprimtarisë së lokaleve të gastronomisë është zgjatur.
Këto janë të gjitha masat e reja:
Ndërkohë, qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose përhershëm në Kosovë, që vijnë nga vendet me risk të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet të kenë test RT-PCR negativ për Covid-19 të bërë në 72 orët e fundit.
Përjashtim nga kjo pikë, bëjnë qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohet nga Kosova brenda 3 ore përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruajnë deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda 3 ore; Qytetarët e huaj që punojnë si transportuesi profesionistë (vozitësit), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga Covid-19; Qytetarët e huaj që kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare tranzite, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda 5 orësh; Diplomatët e huaj të akredituar në Kosovë si dhe familjarët e tyre.
Ndërkohë, masa do të ketë edhe për personat mbi moshën 65-vjeçare.