Zgjidhen dy anëtarë drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale

Prishtinë | 06 Nën 2024 | 14:42 | Nga Hasan Hoti

Arsim Bruçaj dhe Ali Vitija janë propozuar nga Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere si anëtarë drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale, raporton Ekonomia Online.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, tha se nuk janë marrë për bazë disa kandidatë që janë propozuar nga BSPK-ja.

Por, Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, tha se “Ligji nuk e përcakton madhësinë e sindikatës, por thotë se duhet të jetë anëtar me përvojë profesionale të punëdhënësve dhe punëmarrësve”, tha ai.

Të ngjashme