Me pikët maksimale nga intervistimi, Fatos Krasniqi, është zgjedhur Kryeshef Ekzekutiv i KRU Prishtina, raporton Gazeta Blic.
Nga 40 pikët maksimale, 38.17, i ka marrë Krasniqi, duke u vlerësuar me më së shumti pikë nga intervistuesit tjerë.
Ky vendim është marrë nga Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”.
Në vendimin e siguruar ekskluzivhsht nga Gazeta Blic, thuhet se të gjithë kandidatët e paknaqur me këtë vendim, kanë afat për ankesë prej tetë ditësh, në instancat e KRU “Prishtina”.