Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka treguar se si është duke shkuar procesi i zgjedhjes së kryetarit të kësaj partie, raporton Ekonomia Online.
“Jemi në proces ku delegatët do të hyjnë në fazën e zgjedhjes së kryetarit konventa do të vendos në rast se do të shkojë në votim të mbyllur apo hapur. Statusi e lejon të jetë i hapur dhe pas pak minutave PDK do ta ketë kryetarin e saj të ri. Ne jemi të obligua t’i pyesim delegatë si duan të votojnë”, ka thënë ai.