Zgjedhje të përsëritura në katër komuna të Maqedonisë së Veriut: 128 mijë qytetarë me të drejtë vote

Prishtinë | 11 Jan 2026 | 15:29 | Nga Ekonomia Online

Qytetarët në katër komuna të Maqedonisë së Veriut: Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë, po i drejtohen sot kutive të votimit për zgjedhjet e përsëritura lokale.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka konfirmuar se i gjithë materiali zgjedhor është shpërndarë në kohë në Komisionet Komunale Zgjedhore dhe më pas te Këshillat Zgjedhor në vendvotime. Procesi i votimit ka nisur në orën 07:00 dhe do të zgjasë deri në 19:00.

Gjatë ditës pritet të publikohen informacione të rregullta për mbarëvajtjen e votimeve, pjesëmarrjen dhe çdo zhvillim të rëndësishëm që ndikon procesin elektoral.

Sipas KSHZ-së, sot kanë të drejtë vote gjithsej 128.286 qytetarë në këto katër komuna. Shpërndarja e votuesve është si vijon: 82.870 në Gostivar, 27.279 në Vrapçisht, 10.575 në Mavrovë-Rostushë dhe 7.562 në Qendër Zhupë.

Ndryshe nga zgjedhjet e 19 tetorit, për të cilat nevojitej pjesëmarrja e një të tretës së votuesve për të qenë valid procesi, në këto zgjedhje të përsëritura nuk aplikohet census.

Të ngjashme