Zgjedhjet e 18 dhjetorit në Veri, Lista Srpska del me deklaratë

Prishtinë | 15 Nën 2022 | 13:44 | Nga Ekonomia Online

Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale që do të mbahen në Veriun e Kosovës pas dorëheqjeve të kryetarëve serbë.

Këtë e ka kumtuar vetë ky subjekt politik, të martën.

“Marrë parasysh vendimin e Prishtinës për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në veri të Kosovës dhe Metohisë, duam të informojmë publikun se Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në këto zgjedhje, e as qytetarët që e përkrahin partinë tonë, nga të cilat mbi 95% janë në këto m hapësirave”, thuhet në postimin e kësaj partie në Facebook.

18 dhjetori mund të jetë data e mundshme kur do të mbahen zgjedhjet.

Kështu ka thënë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pasi u konsultua me subjektet politike.

Komunat veriore kanë mbetur pa kryetarë pasi serbët u larguan nga institucionet.

Ligjërisht pas dorëheqjeve shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Të ngjashme