Anëtari i Këshillit Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Izmi Zeka, ka thënë se zgjedhjet e brendshme do ta mobilizojnë edhe më shumë këtë subjekt politik.
Në një intervistë për “Epoka e re”, ai ka theksuar se në kuadër të këtij procesi zgjedhor do të ndodhin edhe reforma për pastrimin e partisë nga individë që gjithçka brenda subjektit politik e shikojnë në relacion me interesin e vet personal.
Zeka ka theksuar se PDK-ja është në një fazë kur kërkohet të krijojë struktura partiake me njerëz dhe kuadro te të cilët qëllimi i përfitimeve nuk vjen në konsideratë dhe as nuk konsiderohet i pranueshëm për partinë.
Ai ka thënë se Kadri Veseli tash për tash është kandidatura më kredibile për të vazhduar drejtimin e PDK-së.