Zgjedhjet, me shumë gjasë në vjeshtë

Prishtinë | 27 Qer 2019 | 08:36 | Nga Ekonomia Online

Qeveria “Haradinaj” mund të bjerë në vjeshtën e sivjetme dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Analistët politikë thonë se është partneri i madh i koalicionit qeverisës (PDK) ai që dëshiron ta rrëzojë liderin e AAK-së nga drejtimi i ekzekutivit, shkruan sot gazeta “Zëri”.


Fillimi i vjeshtës së këtij viti mund të jetë fundi i qeverisë “Haradinaj”. Mocioni i mosbesimit, të cilin janë duke e përgatitur partitë opozitare, vlerësohet se do t’i japë fund Qeverisë aktuale. Deri tani partitë opozitare kanë mbledhur 58 nënshkrime të deputetëve që do të votojnë pro mocionit dhe janë në kërkim të tri nënshkrimeve tjera nga partitë e vogla të koalicionit qeverisës.

Madje nga opozita thonë se mocioni i mosbesimit mund të ngrihet në fillim të shtatorit të këtij viti. Njohës të çështjeve politike në vend theksojnë se votat e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) mund të jenë ato që do ta rrëzojnë Qeverinë aktuale. Mirëpo nga Partia Demokratike thonë se nuk do të ketë zgjedhje, ndonëse shprehen tejet të gatshëm për to. Ndër faktorët që do ta përcaktojnë jetëgjatësinë e Qeverisë aktuale vlerësohet të jetë edhe çështja e dialogut Kosovë – Serbi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme