Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka cilësuar si normale moscertifikimin e shpejt të zgjedhjeve nacionale.
Kjo pasi kështu kishte ndodhur edhe në dy palë zgjedhjet e fundit.
Kështu, më 2014, KQZ’së i ishin dashur 27 ditë derisa kishte ndodhur certifikimi. Ndërsa në zgjedhjet e 2014 zgjedhjet ishin certifikuar 29 ditë pas zgjedhjeve.
“Kjo ka qenë kohëzgjatja e procesit zgjedhor në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës në vitin 2014 dhe 2017. Në të dy rastet, KQZ-së i është dashur gati kohë e njëjtë për të shpallur dhe certifikuar rezultatet përfundimtare”, ka shkruar zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi.
Zgjedhjet në Kosovë janë mbajtur më 6 tetor derisa certifikimi i tyre mund të bëhet në fillim të muajit nëntor pasi të përfundojnë të gjitha procedurat edhe nëpër organet e drejtësisë.