Zgjedhjet në SHBA, voton Meghan Markle, jep edhe një mesazh për të gjithë

Prishtinë | 09 Nën 2022 | 16:53 | Nga Ekonomia Online

Meghan Markle ndau një foto të re dhe u bëri thirrje amerikanëve të saj që të dalin dhe të votojnë në zgjedhje, duke zbuluar se ajo kishte votuar të martën, më 8 nëntor.

“Sot është dita e zgjedhjeve në SHBA! Koha për të dalë dhe për të votuar. Shkruani ARCHEWELL në 26797 për të gjetur vendin tuaj të votimit dhe për t’u siguruar që jeni gati për të votuar ,” shkroi Megan në uebsajtin Archewell, krahas një fotoje të saj me një pulovër me një ngjitëse “Unë votova” në gjoks dhe një xhaketë blu.

Dukesha e Sussex-it zgjodhi një kapelë me iniciale dhe xhinse të Archwell, ndërsa pozoi e buzëqeshur para kamerës! Së fundmi Megan ka rinovuar modelin e flokëve, diçka që ka emocionuar fansat e saj.

Markle ndau gjithashtu këshilla të dobishme për ata që votojnë në zgjedhjet afatmesme.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme për të gjithë! Ne votojmë për të nderuar ata që erdhën para nesh dhe për të mbrojtur ata që do të ndjekin ”, është shprehur ajo.

Të ngjashme