Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti, po ta dojë Shqipërinë e shqiptarët më shumë se pushtetin, sado që e ka të drejtën e votës, nuk do të ishte mirë të marrë pjesë nesër në zgjedhjet e Shqipërisë.
Së pari, sepse si Kryeministër i Kosovës, shtet më vete, nuk po duket mirë të votojë në zgjedhjet e një shteti tjetër më vete, në Shqipëri.
Së dyti, situata atje edhe ashtu është mjaft e tensionuar dhe nuk na ka hije që në çfarëdo mënyre t’i shërbejmë tensionimit më të madh.
Së treti, që mund të jetë e para, kemi shumë punë për të bërë këtu.
Njësoj do të vlente kjo edhe për politikanët tjerë të Kosovës që po kapardisen me fotografi nga Shqipëria.