Zgjedhjet në Turqi: Mësohet sa qendra të votimit do të hapen në Kosovë

Prishtinë | 13 Maj 2018 | 16:58 | Nga

Edhe turqit nëpër 60 vende të botës, jashtë Turqisë, do të votojnë për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare.

Vendi me më së shumti qendra të vendvotimeve për zgjedhjet e parakohshme presidenciale të Turqisë është Gjermania, me 13 qendra të vendvotimeve.

Ndërkaq, në Kosovë do të hapen dy vendvotime.

Me shtatë përfaqësime, SHBA-ja ka numrin e dytë më të lartë të vendvotimeve. Franca, Greqia, Kina, Kanadaja dhe Rusia kanë nga katër vendvotime.

Zgjedhjet e parakohshme presidenciale në Turqi do të mbahen më 24 qershor.

Të ngjashme