Më 25 prill 2021, shqiptarët do t’u drejtohen qendrave të votimit për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Shqipëri.
Kjo datë është dekretuar nga ana e presidentit Ilir Meta në mbështetje të Kodit Zgjedhor.
“Zgjedhjet për Kuvendin të zhvillohen ditën e diel, më datë 25 prill 2021.” thuhet në dekretin e Metës.
Kjo datë vjen pas konsultimeve gjatë ditës së premte mes presidentit Meta dhe kryetarëve të partive kryesore politike në Shqipëri.
Për kryeministrin Edi Rama, nuk ishte problem data e zgjedhjeve duke thënë se ishte i gatshëm të pranonte cilëndo datë. Nga ana tjetër edhe opozita nuk dha ndonjë datë konkrete por thanë se duhen sa më shpejtë dhe se zgjedhjet duhet të jenë të lira e të ndershme/ Tch.