Bedri Hamza: Do të jem kryetar i të gjithë mitrovicasve

Prishtinë | 17 Tet 2021 | 20:50 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i PDK-së Bedri Hamza u shpreh optimisit se do të dalë fitues nga këto zgjedhje dhe tha se fitoren ia dedikon.

Ai tha se shpreson që fitoren ta ketë pa balotazh derisa falënderoi kundërkandidatët e tij, njofton Klan Kosova.

“Qytetarëve u jam shumë mirënnjohës dhe do t’iu shërbej të gjithëvë pa dallim. Do të kryej punën në maksimum. Po vijnë edhe rezultatet zyrtare dhe trendi është i mirë, presim që ta kemi fituar garën pa balotazh”.

Hamza iu ka bërë thirrje qytetarëve që të festojnë qetë dhe të fillojnë të kthehen në shtëpitë e tyre.

“Edhe më parë është vërejtur një atmosferë pozitive dhe kemi punuar shumë. Ka qenë e pritshme, por kam qenë dhe jam racioanl meqë rezultatet përfundimtare janë ato të KQZ. Gjatë gjithë fushatës kam shpreh respekt dhe kjo për nga ana ime gjithçka në rregull. Nëse e kisha humbur garën do t’ia uroja kundërkandidatëve të mi. Kjo është garë dhe normalisht që ka fitues dhe humbës.

Nuk pretendoj se mund ta dua këtë qytet më shumë se tjerët, e dua njëjtë si të tjerët”.

Hamza tha se edhe pse kandidoi nga PDK-ja në këto zgjedhje, fitorja është e qytetarëve.

Ndërkaq, për veprimet e para që do të ndërmarrë pasi aprovimit të buxhetit, Hamza tha se do të shikohen se cilat janë kontratat dhe pastaj do të vazhdojë me implementimin e projekteve dhe prioriteteve që ka pasë në planprogram.

Sipas EXIT POLL-it që u prezantua në Klan Kosova, Bedri Hamza fiton Mitrovicën pa balotazh.

Të ngjashme