Vitia: E kemi obligim moral t’i përkrahim organizatat e dala nga lufta

Prishtinë | 09 Nën 2021 | 12:56 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, ka vizituar OVL të UÇK-së dega në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Kandidati i VV-së u prit nga kryetari i Sylë Vitia, ku folën për sfidat e kësaj kategorie. Ai tha se komuna e Prishtinës e ka obligim institucional e moral që t’i ndihmojë organizatat e dal nga lufta e UÇK-së.

“Patëm nderin të bashkëbisedojmë me kryetarin dhe natyrisht atë që e tha zoti Vitia se do të angazhohemi dhe të kemi një bashkëpunim korrekt për realizimin e kërkesave të drejta e ligjore të kësaj kategorie që është obligim institucional dhe të nivelit lokal”.

“Folëm për shumë kërkesa legjitime nga ana e shoqatës për të cilën komuna e Prishtinës e ka obligim institucional dhe moral t’i ndihmojë kësaj kategorie”, tha kandidati i VV-së.

Kryetari i OVL së UÇK-së dega në Prishtinë, Sylë Vitia, tha se kërkesat e tyre janë të bazuara në ligjet në fuqi, për çka edhe kanë marrë mbështetjen e kandidatit të VV-së, raporton EO.

“Sot patëm takim me kandidatin për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, çka e falënderojmë për vizitën e tij”.

“Në këtë vizitë shpalosëm kërkesat dhe nevojat e kësaj kategorie, kërkesa këto të bazuara në ligj. Nga Vitia morëm premtime se nëse zgjidhet kryetar do t’i realizojë të drejtat tona ashtu siç janë të përcaktuara me ligj”, tha ai.

Të ngjashme