Zgjidhja e lëndëve të shenjëstruara për liberalizim, prioritet i institucioneve gjyqësore

Prishtinë | 27 Mar 2018 | 15:14 | Nga

Në gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur një takim i përbashkët ku të pranishëm ishin Nehat Idrizi- Kryesues i Këshillit Gjyqësorë të Kosovës, Enver Peci- Kryetar i Gjykatës Supreme të Kosovës, Hasan Shala- Kryetar i Gjykatës së Apelit të Kosovës, Afërdita Bytyqi – Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Agim Maliqi- Gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës dhe njëherit edhe koordinator për lëndët e shënjestruara.

Qëllimi i këtij takimi të përbashkët ishte koordinimi i të gjitha institucioneve gjyqësore në zgjidhjen e menjëhershme të lëndëve për liberalizim të vizave.

Me këtë rast, Nehat Idrizi- Kryesues i Këshillit Gjyqësorë kërkoi nga gjyqtarët e kësaj Gjykate që të bashkëpunojnë që sa më parë të zgjidhen rastet e korrupsionit dhe të shihen rezultatet.

Në anën tjetër, kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyqi tha se në gjykatën të cilën ajo drejton jan 18 raste për liberalizim të vizave prej të cilave 3 janë të përfunduara.

Të gjithë krerët e institucioneve gjyqësore u dakorduan që do të trajtojnë me prioritet të gjitha lëndët të cilat ndërlidhen me liberalizim të vizave, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme