Ndonëse Qeveria e Kosovës kishte shfrytëzuar maksimumin e kohës për të shpëtuar “Trepçën” nga likuidimi, këtë e ka bërë jo për të gjitha asetet e saj.
Qeverisë i janë dashur plot 13 muaj për të formuar një komision 16-anëtarësh, me qëllim për të hartuar Projektligjin për “Trepçën”, e mandej edhe 8 muaj të tjerë për të hartuar e përcjellë atë në Kuvend, shkruan Koha Ditore.
Në tetor, një muaj para se të kalonte afati që kur pa këtë ligj “Trepça” do të shkonte në likuidim, ai është miratuar në Kuvend.
Por nëpërmjet këtij ligji nuk janë reflektuar planet e mëhershme të Qeverisë për ristrukturimin e “Trepçës”, që parashihnin që një vistër njësish t’i merreshin AKP-së.
Qeveria e Kosovës është pajtuar që procesit të privatizimit a likuidimit t’i nënshtrohen numri më i madh i njësive të “Trepçës”.