Rregulloni orën tuaj trupore që të rrisni energjinë dhe produktivitetin.
Kur ora juaj trupore nuk është në rregull, jeta juaj e punës gjithashtu mund të dalë nga ekuilibri. Është pothuajse e pamundur të keni performancë të lartë në punë çdo ditë kur keni mungesë të gjumit dhe cikli juaj 24-orësh është kaotik. Njëra prej gjërave më të mira që mund të bëni për të kthjelluar mendimet, kreativitetin për zgjidhjen e problemeve dhe qetësinë në fytyrë të stuhive të biznesit, është të flini me rregull dhe të rregulloni sistemet tuaja ditore.
Këtu janë katër hapa se si të bëni ato rregullime dhe të siguroni një ditë pune me performancë të lartë.
Së pari duhet të keni 7.5 orë gjumë çdo natë. Studimet janë të qarta se njerëzit janë më të shëndetshëm dhe performojnë më të mirën e tyre edhe fizikisht edhe mendërisht kur kanë 5 cikle të plota të gjumit çdo natë. Ciklet e gjumit marrin rreth 90 minuta dhe për këtë arsye kanë nevojë për 7.5 orë.
Nëse po provoni të përfundoni një detyrë për afat të caktuar ose keni një projekt të madh i cili kërkon orë shtesë për një periudhë të shkurtër të kohës provoni të përfundoni 3 cikle të gjumit ose 4.5 orë. Kjo është sasia e gjumit për të cilën keni nevojë që truri juaj të çlodhet, të rigjenerohet dhe të fuqizojë mësimet nga ajo ditë.
Pasi t’i përkushtoheni sasisë adekuate të gjumit, vendosni një ritëm ditor i cili shpenzon energji dhe mbron kohën tuaj të vlefshme të gjumit. Kuptoni faktin se ne jemi bërë të përsërisim sistemet ditore. Vendosja e sistemeve të mira në fillim dhe në fund të ditës ju ndihmon të ndjeheni më mirë dhe të punoni më me zgjuarsi gjatë pjesëve të tjera në mes.
Trupit tuaj i pëlqen qëndrueshmëria. Nëse shkoni për të fjetur dhe të zgjoheni në të njëjtën kohë çdo ditë është një gjë e mirë për trurin dhe trupin tuaj. Kohët në përputhje pranojnë hormonet dhe kemikalet tjera që organet tuaja lirojnë për të hyrë në një ritëm. Nëse ndryshoni këtë sistem, merr kohë që trupi juaj të përshtatet me ndryshime. Kjo ndodh kur ju shkoni në vende të cilat kanë zona të ndryshme kohore. Ndryshimi i sistemeve tuaja të fjetjes dhe zgjuarjes ndryshon ritmet tuaja trupore dhe ju japin lodhje çdo ditë. Ju ndjeheni të ngathët, performanca juaj bie dhe shëndeti juaj vuan.
Disa nga performuesit më të mirë në biznes vazhdimisht zgjohen herët. Zgjimi herët ju jep mundësinë të një fillimi të favorshëm. Ju nuk bezdiseni nga emailet dhe mesazhet. Bota është e qetë. Ka më pak trafik nëse jeni duke shkuar në palestër. Mund të vraponi në rrugë të zbrazëta. Mund të lexoni një libër në qetësi. Mund të meditoni ose të bëni joga. Vetëm ngrihuni nga shtrati. Fitoni betejën e shtratit!
Pra një mënyrë për të rritur performancën tuaj ditore është të zgjoheni pak më herët se zakonisht. Mund të përfundoni gjërat e rëndësishme në atë kohë dhe asgjë nuk do ju del në rrugë. Krijoni rutinat tuaja të mëngjesit që të zgjoheni herët dhe të përfundoni gjërat më të rëndëësishme në fillim. Ju rekomandoj të mos punoni gjatë kësaj periudhe. Kjo është koha që të rimbushni kovën tuaj personale. Kur ndjeheni të kënaqur me jetën, keni më shumë për t’i dhënë biznesit tuaj.
Kështu që, vendosni që në mëngjes të bëni gjërat e mira për veten tuaj dhe të filloni ditën me energjinë që merrni nga pasionet tuaja.
Sapo të vendoset sistemi juaj i mëngjesit, mbroni orën e fundit të ditës tuaj që të mund të flini shpejtë dhe thellë. Posedimi i një rutine e cila ju lejon të ulni presionin dhe të relaksoheni mund të bëjë ndryshim të madh në cilësinë tuaj të gjumit. Shumë nga klientët e mi të cilët kanë problem me gjumë kanë pasur ditë stresuese dhe gjithashtu punojnë deri vonë para se të flenë.
Gjeni një aktivitet qetësues të cilin e doni dhe bëjeni atë para kohës së gjumit. Në mënyrë ideale, qëndroni larg nga ekranet (TV, kompjuteri, telefoni, ndriçimi i cili stimulon trurin tuaj të qëndroni zgjuar) dhe nga gjëra të tjera të cilat kërkojnë shumë energji mendore. Lexoni ndonjë novelë, bëni një dush, dëgjoni muzikë relaksuese..çfarëdo aktivitete të qeta mund t’ju ndihmojnë të relaksoheni.
Mbroni kohën tuaj. Do ta shijoni atë orë thellësisht dhe do të përfitoni nga një ritëm i rregullt.