Zharku takohet me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë

Prishtinë | 14 Kor 2016 | 12:01 | Nga

Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku priti në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Prishtinë, ambasadoren znj.Konstantina Athanassiadou. Në këtë takim, ministri z.Zharku e njoftoi shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Prishtinë, znj.Athanassiadou, me prioritetet e Ministrisë së Infrastrukturës, në zhvillimin e projekteve të rëndësishme në lëminë e sektorit të transportit rrugor dhe atë të hekurudhave.

Gjatë takimit mes ministrit z.Zharku dhe znj.Athanassiadou u diskutua për thellimin e bashkëpunimin mes Kosovës dhe Greqisë, në nivel ekonomik, veçanërisht në zhvillimin e transportit rrugor dhe hekurudhor. Në takim po ashtu u bisedua edhe për eliminimin e barrierave të cilat po paraqiten gjatë transportit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme