Zhbllokohet puseta e kanalizimit në rrugën ” Rrustem Statovci” në Prishtinë

Prishtinë | 03 Pri 2020 | 13:12 | Nga Ekonomia Online

KRU “Prishtina” përmes një komunikate për medie ka bërë të ditur se është zhbllokuar puseta e kanalizimit në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë.

Komunikata e plotë:

Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujërave të zeza, sapo morën informatën se ka bllokim të pusetës së kanalizimit në rrugën” Rrustem Statovci” në Prishtinë, menjëherë dolën në vendin e ngjarjes dhe e zhbllokuan pusetën e ujërave të zeza në afat rekord.

Gatishmëria dhe vullneti i ekipeve të mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit, i pashembullt!

Të ngjashme