Zhduken dy persona në Pejë

Prishtinë | 23 Gus 2024 | 11:23 | Nga Ekonomia Online

Një grua ka raportuar në polici se dy persona i janë larguar nga shtëpia në Pejë.

Për të njëjtit, ajo rrëfeu në polici se dyshohet që janë në Prizren, pasi sipas saj, kjo ka ndodhur edhe më herët.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se dy viktimat janë larguar nga shtëpia dhe dyshon se të njëjtit ndodhen në Prizren pasi që edhe dy herë tjera kanë shkuar në Prizren dhe Shëngjin. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.

Të ngjashme