Zhduket një femër në Graçanicë

gracanice | 06 Pri 2021 | 10:55 | Nga Ekonomia Online

Një person ka raportuar se motra e tij është zhdukur dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 20:50, në Graçanicë.

Siç thuhet në raport, duke u bazuar te raportuesi, motra e tij ka probleme psikike.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar për rastin në fjalë- zhdukjen e motrës së tij. Sipas ankuesit motra e tij ka probleme psikike. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raport.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme