Zhduket një grua në Ferizaj

Prishtinë | 05 Jan 2023 | 10:48 | Nga Ekonomia Online

Raportohet se është zhdukur një vajzë në Ferizaj, ku babai i saj ka shkuar në Polici dhe ka deklaruar se vajza e tij është larguar nga shtëpia e motrës së saj me datë 3 janar të këtij viti dhe nuk dihet për vendodhjen e saj.

Ajo ka lënë 4 fëmijë dhe rasti po hetohet nga organet kompetente thuhej në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

PERSON I ZHDUKUR Ferizaj 03.01.2023 – 13:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se me datë 03.01.2023 vajza e tij ka dalur nga shtëpia e motrës së saj, ku i ka lënë 4 (katër) fëmijët e sajë dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet” thuhej në njoftim.

Të ngjashme