Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka raportuar se vajza e tij me probleme psikike është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Rasti ka ndodhur në fshatin Zhegër të Gjilanit gjatë ditës së djeshme.
Policia bën të ditur se është duke e hetuar rastin.