Ekonomia Online
FUNDIT

Zhduket një person në Lipjan, Policia gjen vetëm veturën

Zhduket një person në Lipjan, Policia gjen vetëm veturën

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është bërë e ditur se gjatë ditës së djeshme është gjetur një veturë e braktisur në fshatin Janjevë të komunës së Lipjanit. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë vërejtur se bëhet fjalë për një veturë me targa vendore, përmes raportit është bërë e […]

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është bërë e ditur se gjatë ditës së djeshme është gjetur një veturë e braktisur në fshatin Janjevë të komunës së Lipjanit.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë vërejtur se bëhet fjalë për një veturë me targa vendore, përmes raportit është bërë e ditur se fillimisht është tentuar që të kontaktohet me viktimën, mirëpo nuk ka qenë e mundur pastaj janë kontaktuar bashkëshortja dhe vëllai të cilët kanë deklaruar se për herë të fundit është lajmëruar ditën e enjte me datën 8 prill.

“Fsh. Janjevë, Lipjan 08.04.2021 – 12:36. Me datë 09.04.2021 është raportuar për një veturë të braktisur në lokacionin e lartcekur, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë vërejtur se bëhet fjalë për një veturë me targa vendore pronë e viktimës mashkull kosovar. Fillimisht është tentuar që të kontaktohet viktima mirëpo nuk ka qenë e mundur pastaj janë kontaktuar bashkëshortja dhe vëllai i viktimës të cilët kanë deklaruar se viktima për herë të fundit është lajmëruar me datën 08.04.2021 dhe më nuk dihet asgjë për të. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Të ngjashme