Një person është zhdukur që nga data 14 qershor në Gjilan.
Motra e saj ka njoftuar policinë për rastin duke thënë se që nga kjo datë ajo ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më, njofton Klan Kosova.
Sipas saj kjo nuk është hera e parë që viktima ka dalë nga shtëpia.
Njësitet policore janë duke e hetuar rastin.