Një person nga Kaçaniku, ka raportuar se prej dy ditësh motra e tij ka dalë nga shtëpia dhe se nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj.
Ky rast, bëhet i ditur në raportin e policisë, të cilët janë informuar dhe janë duke u marrë me hetime.
“Kaçanik 21/22.10.2018-NN. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka informuar se motra e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj. Njësitë policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.